Rrahman Jasharaj

Jasharaj: Mllefi i punëtorëve të arsimit për shkak të mos përmbushjes së kërkesave të tyre nga Qeveria po rritet

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka thënë se viti i ri shkollor do tëp nis pa greva por, ka paralajmëruar ai, mllefi i punëtorëve të arsimit për shkak të mos përmbushjes së kërkesave të tyre nga Qeveria po rritet. “Në muajin maj kemi organizuar një protestë para qeverisë me pjesëmarrjen e kryetarëve të të gjitha shoqatave me kërkesa legjitime, por nuk morëm ndonjë reagim pozitiv nga qeveria Kurti dhe nga zonja Nagavci. Disponimi për veprime sindikale po rritet gjithnjë e më shumë. Nuk mund të përjashtojmë as protestat dhe as grevat që mund të ndodhin gjatë muajit shtator dhe më tej, pasi kërkesat janë të njëjta dhe asnjë nuk është realizuar deri tani. Mllefi po rritet dhe nuk kemi asnjë sinjal se diçka do të ndryshojë” ka thënë mes tjerash, Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kush mbanë përgjegjësi se Moratoriumi e gjen Kosovën pa 23 ambasadorë, nga 32 sa i ka vendi ynë

Raporti Ndërkombëtar: Rënie e besueshmërisë në zgjedhje dhe roli i parlamentit në pothuajse gjysmë shekulli

Një raport i fundit,  i publikuar  nga Instituti Ndërkombëtar për Demokraci dhe Ndihmë Zgjedhore, me …