Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka thënë se agjencia të cilën ai drejton është në fazën finale të verifikimit të 4 mijë zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë. “Nga ta janë afër 2 mijë zyrtarë publik dhe familjar të tyre, i kemi kryer verifikimin. Nga këto raste janë diku rreth 70 të cilët janë në fazën finale për të verifikuar se a plotësojnë të gjitha kriteret për të dërguar në Prokurori si formë e kallëzimit penal, për shkak të shkeljeve që janë identifikuar gjatë verifikimit që ka kryer Agjencia” ka thënë mes tjerash për Ekonomia Online, Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …