leoni

Ismet Kryeziu kritikon Qeverinë Kurti për nepotizëm dhe shpërndarje të privilegjeve

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj vendimit të KQZ-së

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zëvendësimin e ngjyrës së padukshme me ngjyrën matrikuluese gjatë procesit të votimit. Ai ka shkruar se qytetarët dhe partitë politike duhet të kundërshtojnë këtë vendim të KQZ-së. “Ne siç kemi të drejtë të marrim pjesë në një proces zgjedhor, po ashtu e ruajmë dhe të drejtën të mos marrim pjesë në zgjedhje. Është e drejtë kushtetuese e garantuar. Ngjyra matrikuluese është e dukshme për të paktën 24 orë dhe mund të zgjasë deri në 72 orë ose dhe më shumë. Për më tepër, kjo ngjyrë është rezistente ndaj larjes me ujë dhe detergjenteve të zakonshëm, nganjëherë edhe ndaj kimikateve më të forta, duke e bërë të vështirë heqjen e saj në një periudhë të shkurtër kohore” ka shkruar mes tjerash, Ismet Kryeziu.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …