Kryetari i Francës, Emanuel Macron, nuk përjashton fillimin e një lufte të madhe në Evropë

Kryetari i Francës, Emmanuel Macron, më 29 dhe 30 gusht  do të qëndrojë për një vizitë  në Serbi

Kryetari i Francës, Emmanuel Macron, më 29 dhe 30 gusht  do të qëndrojë për një vizitë  në Serbi, pasi Përveç Beogradit, ai do ta vizitojë edhe Novi Sadin. Sipas programit të vizitës, pritet që Macron të zbarkojë në Beograd pasditen e 29 gushtit. Ai do të pritet me nderime ushtarake, për t’u takuar në darkë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Në ditën e dytë të vizitës, më 30 gusht, Macron do të shkojë në Novi Sad. Pasdite ata do ta zbulojnë një pllakë me rastin e përfundimit të punimeve për modernizimin e aeroportit “Nikola Tesla” në Beograd. Edhe atje pritet të flasin të dy. Macron po arrin për një vizitë zyrtare dyditore në Serbi, me qëllim të thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit bilateral në fushën e ekonomisë, shëndetësisë, energjetikës dhe kulturës, siç është thënë paraprakisht nga presidencat përkatëse. Macron pritet të diskutojë me Vuçiqin edhe për çështje që lidhen me inteligjencën artificiale, pasi Serbia do ta marrë presidencën e Partneritetit Global për Inteligjencën Artificiale, dhe Franca është nikoqire e Samitit të AI që do të mbahet në Paris në korrik 2025.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …