leoni

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, po merr pjesë në javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

OKB ka zbuluar se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, do të kenë tre milionë banorë më pak në vitin 2050, sesa kanë  sot

OKB ka zbuluar se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia do të kenë afërsisht tre milionë banorë më pak në vitin 2050 sesa kanë  sot. Në të njëjtin studim thuhet se humbjen më të madhe në shifra absolute do ta ketë Serbia dhe në përqindje Bosnja dhe Shqipëria. Në vend të 16, milionë e  977 banorë të vitit të kaluar, Ballkani Perëndimor do të ketë 13 milionë e 975  banorë në vitin 2050, raporton Radio Evropa e Lirë. Serbia, e cila vitin e kaluar kishte 6 milionë e 788 banorë, në vitin 2050 do të ketë 5 milionë e 554 mijë.  Nëse ky vlerësim realizohet, do të ishte një rënie prej 18.2 për qind. Bosnja dhe Hercegovina do të zvogëlohet nga 3 milionë e 194 mijë në 2  milionë e 469, banorë, që është 22 për qind më pak. Shqipëria nga 2 milionë e 822 mijë zbret në  2 milionë e 251  banorë, që është një rënie e numrit të banorëve me një të pestën. Maqedonia e Veriut në vend të 1 milionë  e 836,  do të ketë 1 milionë e 519 mijë banorë, një rënie prej 17 për qind, ndërsa Mali i Zi do të ketë 535.000 banorë në vend të 628 mijë sa ka tani, 15  për qind më pak banorë. Sipas vlerësimeve të OKB-së, Kosova do të shënojë rënien më të vogël, nga 1 milionë e 709 mijë sa ka tani,  zbret në 1milionë e 647 mijë, rënie vetëm 3.6 për qind.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …