Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, njoftoi se në datat 26-28 gusht 2024, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të organizojë Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”. Kjo ngjarje do të mbahet në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë dhe do të mblidhen ambasadorët dhe konsujt e Shqipërisë nga e gjithë bota. Gjatë këtij takimi tre-ditor, do të diskutohen sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, si dhe diplomacia ekonomike, kulturore dhe turizmi. Përveç ambasadorëve dhe krerëve të posteve konsullore, në konferencë do të jenë të ftuar edhe personalitete të shtetit shqiptar dhe të huaj, duke reflektuar rëndësinë e këtij takimi në forcimin e diplomacisë shqiptare dhe avancimin e objektivave kombëtare në arenën ndërkombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …