leoni

Charles Kupchan: Qeveria duhet të tërhiqet nga përpjekjet për instalimin e kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe

Kupchan: Veprimet e Kurtit mund të jenë provokuese, pasi nuk është koha e duhur për hapjen e Urës mbi lumin Ibër

Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Amerikës, Çarls Kapçan, ka deklaruar se nuk ka  ftohje të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por ka shprehur shqetësimin se disa veprime të kryeministrit Albin Kurti, yë cilat  janë parë si provokuese nga Uashingtoni. “Vetëm pse kryeministri ka të drejtë politike dhe ligjore për të hapur urën, nuk është patjetër gjëja e drejtë për t’u bërë kur jemi te qëllimi i gjerë i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe krijimi i një situate paqësore dhe drejt progresit në Kosovë,” theksoi Kapçan. Sipas tij, hapja e urës pa pajtimin e serbëve në veri, pa pajtimin e Beogradit, dhe mbështetjen e Amerikës e NATO-s, mund të shkaktojë më shumë dëm se dobi. Departamenti Amerikan i Shtetit  ka kërkuar nga qeveria e Kosovës  të angazhohet në qasje konstruktive dhe të bashkëpunojë ngushtë me Amerikën, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …