Lista Serbe tregohet shpërfillëse ndaj çështjes së demarkacionit

Sot mbahet tryezë për të diskutuar për demarkacionin me Malin e Zi

 Sot mbahet një tryezë për të diskutuar për demarkacionin me Malin e Zi. Në këtë tryezë pritet të marrin pjesë përfaqësues të koalicionit qeveritarë dhe subjekteve opozitare pritet t’i ballafaqojnë argumentet dhe kundër-argumentet lidhur me demarkacionin. Tryeza është organizuar nga Shoqata e Malazezëve të Kosovës, me përkrahje të Friedrich Ebert Stiftung me temë “Demarkacioni i kufirit Kosovë- Mali i Zi nga perspektiva e qytetarëve malazezë të Kosovës”. Si përfaqësues të qytetarëve malazezë që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë dhe duke qenë në kontakt të përhershëm më institucionet e Malit të Zi, jemi shumë të përkushtuar për dialog të mirëfilltë e të hapur dhe ju ftojmë në bashkëbisedim për ta dëgjuar edhe mendimin tonë si qytetarë të Kosovës të interesuar për një zgjidhje të kënaqshme dhe afatgjatë të kësaj çështjeje të ndjeshme për marrëdhëniet tona dypalëshe”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …