Remitencat rriten me mbi 5 milionë euro, por investimet ende të gabuara, thonë ekonomistët

Sipas të dhënave të fundit nga Banka Qendrore e Kosovës, vlera e remitencave ka arritur në 632 milionë e 67 mijë euro në periudhën janar-qershor 2024, duke shënuar një rritje prej 5.milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këto para, të dërguara nga emigrantët që jetojnë jashtë vendit, vazhdojnë të jenë një burim i rëndësishëm i të ardhurave për ekonominë vendore. Ekonomisti Bashkim Mustafa, megjithatë, thekson se orientimi i këtyre fondeve është i gabuar. “Këto remitenca kryesisht janë duke shkuar në konsum dhe në blerjen e patundshmërive, që tashmë janë kapital fiks,” shprehet Mustafa, duke sugjeruar se qeveria duhet të zhvillojë një strategji që i orienton këto mjete drejt prodhimit dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …