Poshtërimi ditor nga ana e humbësve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare është në përmasa alarmante duke cenuar këtë radhë flamurin kombëtar shqiptar për qytetarët. Më herët, ZNAM dhe VMRO ua larguan flamurin kombëtar nga zyret e tyre, e larguan gjuhën shqipe nga të gjitha institucionet, i larguan shqiptarët nga balanseri, burgosën ushtarët e UÇK-së dhe tash i erdhi radha edhe përdhosjes së flamurit kombëtar. Pa aftësia e vasalëve dhe humbësve si Astrit Iseni, po i merr në qafë shqiptarët. Dje në Strumicë, shqiptarët nuk u lejuan të përdorin flamurin kombëtar dhe u dëbuan nga qyteti. Pas këtij skandali, dorëheqja është gjëja më e vogël që mund të bëni nëse keni pikë dinjiteti kombëtar.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …