Shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar se partitë opozitare do të vazhdojnë edhe më tutje ta kundërshtojnë themelimin e asociacionit të komunave serbe. Ai i ka deklaruar gazetës Epoka e Re se organizimi i opozitës për ta kundërshtuar këtë asociacion dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese kanë ndikuar në shtyrjen e përpilimit të statutit të asociacionit të komunave serbe. Të drejtat e serbëve në Kosovë duhet të kenë horizont në planin e Ahtisarit dhe asgjë më shumë se kaq. Plani i Ahtisarit, në kuptimin territorial, nuk shkon përtej komunave. Qëndrimi i Kosovës duhet të jetë i qartë se për serbët nuk duhet të ketë asgjë më shumë se komunë, ka theksuar shefi I grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …