Sot në Hagë ka filluar merret në pyetje, Skënder Zhitia, ish-epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, në rastin kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Zhita tha se avokatët dhe prokurorët nga Speciale kanë ndarë fjalë dhe fjali nga libri i tij, të cilat në opinion më pas kanë përcjellë mesazh të gabuar. Ai tha se e ka ribotuar në vitin 2023 pa ndryshime. Arsyeja e ribotimit është fakti që nga kjo dhomë, avokatë por edhe prokurorë kanë shkoqitë fjalë dhe e fjali nga tërësia e librit tim, të cilat në opinion e kanë përcjellë një mesazh të gabuar. Skënder Zhitia u pyet edhe për pjesë specifike të librit të tij ku përshkruheshin ngjarje nga lufta në Llap që nga 24 marsi 1999 deri më 1 maj të vitit 1999. Ai tha se informacioni në librin e tij është i saktë. Kryetari të trupit gjykues, Charles Smith, tha se dëshmia e Skender Zhitisë pritet të zgjasë rreth një ditë e gjysmë.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …