leoni

Hashim Thaci

Thaçi: Dështimi i Demarkacionit rrezikon liberalizimin dhe të ardhmen evropiane të Kosovës

Kryetari Thaçi, konsideron se dështimi i demarkacionit me Malin e Zi rrezikon liberalizimin dhe të ardhmen evropiane të Kosovës. Ai i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë se ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi nënkupton konsolidim dhe forcim të mëtutjeshëm të shtetit tonë, por edhe perspektivë të sigurt euro-atlantike. Çdo vonesë, apo dështim, larg qoftë i ratifikimit, do të nënkuptonte pasoja të rënda për të ardhmen evropiane dhe euro-atlantike për Republikën e Kosovës. Këto pasoja mund të ishin rrezikimi i procesit të liberalizimit të vizave, por edhe rreziku tjetër që mund të ndodhë, që Komisioni Evropian, ta tërheq madje edhe rekomandimin për liberalizimin e vizave, ka tërhequr vërejtjen kryetari  vendit, Hashim Thaçi. Nga ana tjetër, ekspertët dhe deputetë të partive opozitare kanë tërhequr vërejtjen se në rast se Kuvendi miraton Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi atëherë Kosova do të humbas rreth 8 mijë hektarë tokë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …