leoni

Tregu i kafshëve në Malishevë vazhdon të mbetet i mbyllur, respektohet urdhëresa e AVUK-ut

Sot në Malishevë është ditë tregu, mirëpo tregu i kafshëve vazhdon të mbetet  i mbyllur, pasi javë më parë Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit e Kosovës (AVUK), ka urdhëruar mbylljen e tregut të kafshëve, për shkak të  parandalimit të sëmundjes gungore tek kafshët. Këtë urdhëresë po e respektojnë në përpikëri në Malishevë, deklaruan inspektorët komunal.

Sipas shefit të inspektorëve në Komunën e Malishevës, Bardhyl Buçaj, “tregu i kafshëve, vazhdon të mbetet i mbyllur, pasi AVUK-u, nuk ka lëshuar ndonjë urdhëresë tjetër, mirëpo edhe vet tregtarët, por edhe qytetarët po e zbatojnë këtë urdhëresë dhe deri më tani, inspektorët komunal nuk kanë hasur në shkelje të kësaj urdhërese”.

“Ne i falënderojmë të gjithë qytetarët (blerësit), tregtarët me kafshë dhe pronarin e tregut të kafshëve për zbatimin e kësaj urdhërese”, tha shefi i inspektorëve Bardhyl Buçaj. Ai po ashtu bëri të ditur se inspektorët, gjithashtu në vazhdimësi janë duke i kryer kontrollet e tyre në terren, por për shkak të vetëdijesimit të lartë të qytetarëve, deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të shkeljes së kësaj urdhërese.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …