SBASHK: Xhelal Sveçla, mund t’i vizitojë edhe shkollat me qëllim që t’i frikësojë mësimdhënësit, sikur minatorët në Trepçë

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mund t’i vizitojë edhe shkollat pas vizitës që ua bëri minatorëve në “Trepçë”, me qëllim që t’i frikësojë mësimdhënësit”. Në një fjalim për medie, Jasharaj pohon se “Qeveria Kurti me qasjen kundër dialogut dhe me luftën kundër zërave kritikë të sindikatave mund të vazhdojë betejat, sikur ajo e ministrit Sveçla për t’u takuar me punëtorë e për t’u munduar t’i frikësojë ata, siç ndodhi në takimin me minatorët, që janë plot halle e varfëri”. Kjo qasje për të heshtur zërat e punëtorëve e për të shuar e zhdukur sindikatat nuk do të ndalet. Vizita e ministrit të punëve të brendshme të minatorët e fjalori e zëri i tij i ngritur është ajo që nuk ka ndodhur e nuk duhej të ndodhte në shtete demokratike. Çka kërkoi te minatorët ky Sveçla?. Nuk u solli lajme të mira , por shkoi me qëllim që t’ua fus frikën në palcë e t’ua mbyll gojën që të mos dalin kurrë më e të mos kërkojnë paga , por të vdesin urie nëse duhet”, thotë Rrahman Jasharaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nexhat Llumnica: Punëtorët e KEK-ut, nën presion për protesta dhe kërkesa për rritje pagash

Nexhat Llumnica nga Sindikata e Re e KEK-ut ka deklaruar se punëtorët e Korporatës Energjetike …