Bashkimi Evropian po përballet me vështirësi në sigurimin e informacioneve të ndërsjella mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me zbardhjen e sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar në Banjskë. Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, ndërsa ka pasur deklarata publike nga të dyja palët, ende nuk janë marrë përgjigje zyrtare. Kosova ka refuzuar të ofrojë informacione për rolin e Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij në organizimin e sulmit, ndërsa Serbia ende nuk ka reaguar ndaj kërkesave të Kosovës për ndihmë juridike në këtë rast.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …