Deputeti, Hisen Berisha. kritikon qeverinë për mungesë transparence dhe ndershmëri në raportimin e gjendjes ekonomike, duke theksuar nevojën për një qasje më të bazuar në fakte dhe sfida reale për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” gjatë Konventës së Partisë Demokratike, kryeministri Albin Kurti deklaroi se Kosova ka arritur një rritje ekonomike mbresëlënëse prej 6.2 për qind dhe se vendi është lider në Evropë për zhvillim dhe investime. Sipas statistikave Kosova renditet si vendi i dytë më i varfër në Evropë për sa i përket GDP-së për kokë banori, pas Ukrainës, dhe parashikimet e Bankës Botërore për zhvillim kanë rënë në 2.8 për qind. Këto shifra janë në kontrast të fortë me deklaratat optimiste të Kurtit, që sugjerojnë një diferencë të madhe mes realitetit ekonomik dhe perceptimeve publike.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …