Asamblisti i Vetëvendosjes në Rahovec, Ilir Pallqa, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti

Kandidati më i votuar në Asamblenë Komunale të Rahovecit nga Vetëvendosja, Ilir Pallqa, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti. Përmes një reagimi publik ai ka paraqitur arsyet e dorëheqjes. Në vitin 2017 u anëtarësova në Lëvizjen Vetëvendosje. Qëllimi i aktivizimit tim politik ka qenë të jap kontribut më të drejtpërdrejtë për shoqërinë e Rahovecit, por edhe më gjerë. Jam përpjekur të kontribuoj; një pjesë e aktivitetit tim është publik, ndërsa pjesën tjetër e njohin ata me të cilët kemi rrugëtuar bashkë. Në vitin 2021 fitova besimin e banorëve që t’i përfaqësoj në Kuvend. Kryesia në krye Albin Kurtin, dy vite më parë, shkarkoi Visar Korenicën, koordinatorin e qendrës në Rahovec, vetëm sepse ai votoi kundër Kodit Civil; kundër kodit i cili, sipas tij, sipas votuesve të tij, dhe sipas meje si shok i tij, ndikon negativisht në shoqëri.

Kontrolloni gjithashtu

J. Hargreaves: Dërgimi i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese mund të përshpejtojë anëtarësimin e Kosovës në KE

Ambasadori anglez, në Kosovë, Xhonathan Hargreaves, shprehu keqardhjen që Kosova nuk është bërë ende pjesë …