Sot, në Hagë, ka filluar paraqitjen dëshmitari i 81-të i Zyrës së Prokurorit i cili ka kod të caktuar dhe është me masa mbrojtëse. në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Pyetjet për dëshmitarin i ka drejtuar, prokurorja Sarah Clanton. Dëshmitari i mbrojtur dhe pa identitet publik ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe ka vepruar në Shqipëri dhe Kosovë gjatë viteve 1998 dhe 1999, tha prokurorja. Me arsyetimin e mbrojtjes se identitetit të dëshmitarit, seanca kaloi në sesion privat për marrjen e dëshmisë së tij. Ndërkohë bëhet e ditur se u pranuan në prova materiale të gjitha deklaratat që dëshmitari kishte dhënë më herët për Prokurorinë së bashku me materialet përcjellëse. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III njoftoi se dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë rreth një ditë e gjysmë e që prej kësaj kohe, tri orë janë ndarë për pyetjet e Zyrës dhe shtatë orë për kundër-pyetjet e mbrojtjes.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …