leoni

Vizitat e zyrtarëve të lartë amerikanë në Ballkanin Perëndimor përçojnë mesazhe të qarta për rritjen e përkushtimit të Perëndimit

Njohësit e rrethanave të sigurisë vlerësojnë se vizitat e zyrtarëve të lartë amerikanë në Ballkanin Perëndimor përçojnë mesazhe të qarta për rritjen e përkushtimit të Perëndimit ndaj stabilitetit rajonal dhe parandalimin e konflikteve të mundshme. Shefi i CIA-s, William Bërns, ka zhvilluar një vizitë në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Kosovën, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën. Pas vizitës së tij, në Kosovë mbërriti edhe komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali amerikan Stjuart Manç. Nga njohës të sigurisë këto vizita janë interpretuar si një sinjal i qartë se perëndimi po rifokuson vëmendjen në rajonin e Ballkanit, në një kohë kur sfidat e sigurisë po rriten ndjeshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …