Takim zyrtar ndërmjet Drejtorit Rajonal të Policisë së Gjakovës dhe Komandantit të KFOR-it, Brigada Shumëkombëshe e Perëndimit

Takim zyrtar ndërmjet Drejtorit Rajonal të Policisë së Gjakovës dhe Komandantit të KFOR-it, Brigada Shumëkombëshe e Perëndimit

Në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, u mbajt një takim miqësor ndërmjet Drejtorit Rajonal të Policisë së Gjakovës, Kolonel Lumni Graishta, dhe Komandantit të KFOR-it, Brigada Shumëkombëshe e Perëndimit, Z. Rocco Mundo.

Gjatë këtij takimi, të dyja palët diskutuan për çështjet e sigurisë në rajonin e Gjakovës dhe më gjerë. Kolonel Graishta dhe Z. Mundo vlerësuan bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të ngushtë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe trupave të KFOR-it, po ashtu u theksua rëndësia e këtij bashkëpunimi për sigurimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

Palët shprehën dëshirën dhe angazhimin e tyre të përbashkët për të vazhduar dhe intensifikuar këtë bashkëpunim në të ardhmen, duke synuar që të forcojnë edhe më tej kapacitetet e përbashkëta në përballje me sfidat e sigurisë.

Në përfundim të takimit, Kolonel Graishta dhe Z. Mundo shprehën kënaqësinë e tyre për rezultatet e arritura deri më tani dhe shprehën gatishmërinë për të vazhduar punën e përbashkët në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …