Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për vendimin e fundit për rritjen e pagës me vetëm 6 euro e 80 centë. Ai e cilësoi këtë vendim si një tallje të rëndë me qytetarët e Kosovës, të cilët po përballen me rritje të mëdha të çmimeve dhe tatimeve. Azemi theksoi se në Kosovë çmimi i energjisë elektrike është rritur me 100 për qind, ndërsa tatimi në pronë po ashtu është shtrenjtuar me 100 për qind. Shporta e konsumatorit është bërë 50 për qind më e shtrenjtë, duke e bërë situatën ekonomike të qytetarëve shumë të vështirë. Matjet ndërkombëtare e nxjerrin Kosovën vendin më të varfër në Evropë pas Ukrainës që është në luftë; çmimi i rrymës është rritur 100% e po ngritën aktakuza ndaj atyre që keqpërdorën me të; po ashtu tatimi në pronë është shtrenjtuar 100%; shporta e qytetarit sot kushton 50% më shumë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …