leoni

Ramadan Gashi: Asllan Sllamniku i torturonte në mënyrë çnjerëzore të burgosurit politikë

Ramadan Gashi,  i burgosur politik nga regjimi sero-jugosllav, i cili ishte arrestuar për pjesëmarrjen dhe organizimin e protestave të marsit 1981, përshkroi në detaje momentin e arrestimit dhe torturat çnjerëzore që përjetoi në duart e UDB-së. Ai përmendi me emër Januz Loshin, një pjesëtar i UDB-së, i cili mori pjesë në arrestimin e tij më 9 korrik të vitit 1081.Pas arrestimit,  u transferua në burgun e Mitrovicës, ku u përball me Asllan Sllamnikun, një tjetër pjesëtar i UDB-së, i cili ishte përgjegjës për grupin e tij. Sllamniku përdorte tortura çnjerëzore dhe shtazarake ndaj të burgosurve politikë shqiptarë. Ai filloi menjëherë marrjen në pyetje me dhunë dhe sharje, duke kërkuar informacion për organizatorët e demonstratave të 11 marsit. Ai përdorte torturë fizike, duke më goditur me pendrek dhe me shuplaka në fytyrë. Gjatë marrjes në pyetje, një tjetër pjesëtar i UDB-së, Nexhmedin Ajeti, hyri në dhomë dhe e goditi Gashin me grusht në fytyrë, pa ndonjë paralajmërim. Gashi theksoi se pavarësisht torturave të përsëritura nga Sllamniku, ai nuk ndryshoi asnjëherë deklaratën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …