25 profesorë universitarë janë shprehur të shqetësuar lidhur me kufizimet financiare të vendosura ndaj mbrojtjes juridike të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e pjesëtarëve të tjerë, të akuzuar në proceset gjyqësore nga Gjykata Speciale në Hagë. Ata përmes një letre që i kanë dërguar kryeministrit, Albin Kurti dhe ministres, Albulena Haxhiu, theksojnë se vendimi për të zvogëluar shpenzimet për mbrojtjen juridike, cenon të drejtën për një mbrojtje efektive dhe barazi në proces, duke vënë në rrezik integritetin dhe legjitimitetin e kauzës së drejtë të luftës së UÇK-së”. Në letrën e tyre, 25 profesorët universitarë kërkojnë rishikimin urgjent të udhëzimit administrativ që kufizon mbështetjen financiare, me qëllim që të sigurohet respektimi i të drejtave të të akuzuarve dhe të mbrohet e drejta historike dhe ligjore e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …