Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mbajtur një takim me ambasadorët e Shqipërisë që shërbejnë nëpër botë, të cilët po qëndrojnë në Tiranë për të marrë pjesë në konferencën 3-ditore të ambasadorëve dhe të konsujve. Tema kryesore e konferencës është integrimi në BE, por kryetari Begaj ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme dhe pa kushte për Kosovën. Ai i ftoi diplomatët shqiptarë të jenë pjesë aktive në përpjekjet për anëtarësimin e Kosovës në organizma ndërkombëtarë dhe për të siguruar njohje të reja për shtetin kosovar. Dëshiroj të theksoj veçanërisht rolin aktiv që duhet të vazhdojë të luajë diplomacia jonë në marrëdhënie me Kosovën. Kosova duhet të jetë pjesë integrale e aksionit tonë diplomatik. Diplomacia jonë duhet të vijojë mbështetjen pa kushte për Kosovën. Kosova duhet të mbështetet kurdo e kudo, në çdo rrethanë apo situatë. Është detyra jonë të punojmë për anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë e rajonale, si dhe për njohje të reja të saj”, tha Begaj.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …