KPF në Ferizaj ka mbajtur mbledhjen e tetë të rregullt

Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Ferizajt  ka mbajtur mbledhjen e tetë të rregullt.  Në fillim të kësaj mbledhje drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani, ka bërë propozim-vendimin për dhënien afatshkurtër të objekteve institucioneve parashkollore-çerdheve. Ndërkaq Arbër Bytyqi drejtor i urbanizimit, ka bërë propozim-ndryshimin e vendimit 01 Nr. 56 të datës 20.06.2024 për hartimin e  Planit Zhvillimor Komunal 2025-2033. Të dyja këto pika të rendit të ditës morën dritën jeshile që të diskutohet ne mbledhjen e Kuvendit të Komunës. Mbledhja ka vazhduar me propozim-vendim për daljen në konsultim publik të Projekt- Planit Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore 2024-2026. Po ashtu u bë edhe propozim-vendimi për shfuqizimin e vendimit 01.Nr. 79 të datës 25.05.2018. Propozim – vendim për miratimin e raportit të vlerësimit të dëmeve, por edhe raportet e ndërmarrjeve publike: KRM “Pastërtia”, “Ambienti” si dhe “Stacioni i Autobusëve” në Ferizaj. Ndërkaq drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka bërë propozim-vendimin për marrjen e të drejtës së shfrytëzimit të pronës, propozim – vendimin  për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pjesës së ngastrës  kadastrale me nr.489-9 Z.K. Ferizaj dhe objektit përcjellës N.P.L Stacioni i Autobusëve SH.A, propozim – vendimin për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të ngastrës kadastrale 2094-0 dhe 2447-0 Z.K.Ferizaj. Po ashtu është diskutuar edhe propozim – vendimi  për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale; 721-0 Z.K Nekodim me sipërfaqe 1426 m2 pronë private, propozim – vendimi  për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale; 631-2 Z.K. Talinovc i Jerlive, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 690-5 Z.K. Talinovc i Jerlive, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimi për këmbimin e pjesëve të ngastrave kadastrale; 784-0, 785-0 Z.K.Manastirc, prona private, me pjesët e ngastrave kadastrale 138-0, 130-0 Z.K.Manastirc, prona të Komunës së Ferizajt. U diskutua edhe propozim – vendimi për këmbimin e pjesës të ngastrës kadastrale; 3621-14 Z.K. Jezerc, pronë private, me pjesën e ngastrës kadastrale 3485-4, Z.K. Jezerc, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendim për këmbimin e pjesëve të ngastrave kadastrale; 3286-0 Z.K. Ferizaj, pronë private, me pjesën e ngastrës kadastrale 489-16 Z.K. Ferizaj, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimi për këmbimin e pjesës të ngastrës kadastrale; 963-1 Z.K. Talinovc i Muhaxherëve, pronë private, me pjesën e ngastrës kadastrale 7-0, Z.K. Muhovc, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimi për këmbimin e pjesës të ngastrës kadastrale; 532-5 Z.K. Talinovc i Jerlive, pronë private, me pjesën e ngastrës kadastrale 690-5, Z.K. Talinovc i Jerlive, pronë e Komunës së Ferizajt si dhe propozim – vendim për këmbimin e pjesëve të ngastrave kadastrale; 667-1 dhe 667-2 Z.K. Talinovc i Muhaxherëve, pronë private, me pjesën e ngastrës kadastrale 286-0 Z.K. Talinovc i Muhaxherëve, pronë e Komunës së Ferizajt. Të gjitha këto pika të rendit të ditës, do të diskutohen gjerë dhe gjatë në mbledhjen e Kuvendit të Komunës që do të mbahet me 30 gusht prej orës 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …