IT: Kosova në mesin e vendeve më të korruptuara dhe ku nuk ndëshkohen zyrtarët e korruptuar

Institucionet e zbatimit të ligjit kanë dështuar në luftimin e korrupsionit dhe Kosova po dështon që të ofrojë një qasje strategjike

Institucionet e zbatimit të ligjit kanë dështuar në luftimin e korrupsionit dhe Kosova aktualisht po dështon që të ofrojë një qasje strategjike dhe sistematike për luftimin e korrupsionit. Kështu është thënë në publikimin e raportit  “Raporti i shoqërisë civile mbi zbatimin e kapitullit II (Masat Parandaluese) & kapitullit V (Rikuperimi i Pasurisë) të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit në Kosovë” nga Instituti i Kosovës për Drejtësi. Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Betim Musliu tha se pavarësisht ndërrimit të qeverive ende nuk është arritur që Kosova të ketë një strategji shtetërore kundër korrupsionit, që prej vitit 2019. Musliu,  potencoi se përkundër faktit se qeveria aktuale ka premtuar luftën kundër korrupsionit, ajo nuk ka arritur as formalisht ta miratojë dokumentin më bazik për luftimin e korrupsionit. Ndërkaq, hulumtuesi në IKD, Gëzim Shala vlerësoi si të domosdoshëm ndryshimi e ligjit për prokurimin publik, pasi sipas tij është vetëm pjesërisht në përputhje me dispozitat e Bashkimit Evropian. Përveç kësaj ky ligj nuk përmban dispozita të cilat e adresojnë prokurimin elektronik dhe sfidat e organit shqyrtues të prokurimit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …