Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

KQZ ka miratuar Raportin e Listës Preliminare të Votuesve, listën e qendrave të votimit jashtë Kosovës dhe numrin maksimal të votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  ka miratuar Raportin e Listës Preliminare të Votuesve, listën e qendrave të votimit jashtë Kosovës, numrin e vendvotimeve dhe numrin maksimal të votuesve. Në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm, të drejtë vote kanë dy milionë e 47 mijë e 148 votues, pra 161 mijë e 700 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e lokale të vitit 2021, të mbajtura me datë 17 tetor 2021. Në mbledhjen radhës së KQZ-së, drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar te Subjekteve Politike, Besnik Buzhala ka njoftuar se KQZ-ja ka pranuar deklarimin e një koalicionit mes dy partive politike Partia Demokratike e Unitetit dhe Iniciativa Balli. Buzhala shtoi se sipas ligjit partitë e regjistruara që duan të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit kanë afatin e fundit deri më 30 gusht ta njoftojnë KQZ-n.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …