Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar kryeministrin Kurti për trajtimin e çështjes së sigurimeve shëndetësore, duke e akuzuar për mashtrim ndaj qytetarëve. Haxhiu ka theksuar se, ndërsa mandati qeverisës i Kurtit po i afrohet fundit, Kosovës ende i mungon një sistem funksional i sigurimeve shëndetësore, dhe sipas tij, me këtë qeveri nuk pritet që të ketë një të tillë deri në vitin 2030. Haxhiu ka kujtuar premtimet e Kurtit për implementimin e Ligjit Nr. 04/L-102 për Sigurimet Shëndetësore, ligj ky që ishte miratuar që në vitin 2014. Ai ka kritikuar qeverinë për mungesën e funksionalizimit të Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe Sistemit të Informimit Shëndetësor, që sipas tij, ishin elemente thelbësore për realizimin e këtij ligji.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …