Avokati, Xhevdet Smakiqi, ka vlerësuar koalicionin AAK – Nisma si një alternativë me një program modern dhe të mirë-strukturuar, që sipas tij, do t’i japë mundësi këtij koalicioni të garojë me sukses në skenën politike. Ai ka theksuar se veprat e liderëve të këtyre partive, të dëshmuara gjatë qeverisjeve të kaluara, janë një avantazh i madh për koalicionin. Smakiqi ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, duke e akuzuar për mashtrim dhe për dështim në realizimin e projekteve të premtuara. Ai ka shtuar se opozita ka arritur të ekspozojë këto mashtrime dhe se ndarja brenda Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po ndodh aktualisht, ka zbuluar edhe pakënaqësitë brenda elektoratit të kësaj partie. Smakiqi ka parashikuar se Koalicioni AAK – Nisma mund të tërheqë votues jo vetëm nga PDK, por edhe nga elektorati i pakënaqur i Vetëvendosjes, duke shprehur besimin se ky koalicion do të konkurrojë me sukses bazuar në veprat konkrete të liderëve të tij, ndërsa kryeministri Albin Kurti mbetet i njohur vetëm për mashtrimet e tij
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …