Kaja Kallas, ish-kryeministrja e Estonisë dhe kandidatja për pozitën e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, ka mbërritur dje në Bruksel për të nisur bisedimet që do të formojnë bazën e detyrës së saj të re. Për të marrë këtë detyrë të rëndësishme si kryediplomate e BE-së, Kallas i duhet edhe mbështetja e Parlamentit Evropian. Gjatë vizitës së saj, Kallas u takua me Federica Mogherinin, ish-Përfaqësuese e Lartë e BE-së, që aktualisht mban postin e rektores së Kolegjit të Evropës. Mogherini, gjatë mandatit të saj si kryediplomate e BE-së, ishte një figurë kyçe në ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi. Gjatë kohës së saj, ajo nuk e përjashtoi mundësinë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, por theksoi se çdo korrigjim i mundshëm nuk duhej të ishte i bazuar në vija etnike.