Kryetari Kastrati priti Komandantin e Komandës Rajonale  në perëndim të Misionit të KFOR-it ROCCO MUNDO

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me drejtorin , Fatmir Ademaj dhe shefen Blertë Krasniqi  e ka pritur sot në takim Komandantin e Komandës Rajonale  në perëndim të Misionit të KFOR-it KOLONEL ROCCO MUNDO. Ku mes tjerash u shpreh: “Pata kënaqësinë të pres në takim komandantin Rocco Mundo dhe të bisedojmë tema të cilat  janë në interes të qytetarëve të të dyja palëve si dhe kronologjikisht prezantoi zhvillimet e projekteve  dhe të arriturat ekonomike, infrastrukturore dhe në shumë sektorë të tjerë në komunën e Malishevës,  të cilët kanë ndikuar drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve tanë  e po ashtu  zotohem për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të komunës sonë dhe KFOR-it  bashkëpunim i cili do të sjellë prurje të reja të projekteve në komunën tonë  edhe në të ardhmen”, është shprehur kryetari Kastrati, gjatë takimit me komandantin  Rocco Mundo. Ndërsa komandanti  Rocco Mundo, sjelli një vlerësim tejet pozitiv në shumë aspekte për të arriturat që janë bërë brenda këtyre viteve në liri dhe uroi që udhëheqja komunale të vazhdoi me këtë dinamikë të lartë t’u shërbej qytetarëve të vetë për ngritjen e standardit në mirëqenie si dhe ofroi  gatishmërinë për bashkëpunim në vazhdim. Në fund të takimit, Komandanti, Rocco Mundo ia dorëzoi një pikturë  me motive nga vendi që vije, kryetarit Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …