Në komunën e Rahovecit u mbajt konsultim publik për projekt planin mbi parandalimin e dhunës në familje

Në komunën e Rahovecit u mbajt konsultimi publik për përgatitjen e projekt planit lokal të veprimit për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore 2024-2026. Zyrtari për barazi gjinore Alban Gashi, paraqiti para të pranishmëve në pika të shkurtra Projekt planin dhe veprimet konkrete qe duhet të ndërmarrin institucionet relevante në parandalimin e dhunës në familje. Projekt plani lokal i veprimit për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore 2024-2026 është në konsultim publik deri më 15 shtator 2024 dhe qytetarët mund të japin komentet e tyre në këto email adresa: [email protected], [email protected] dhe [email protected].

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …