leoni

Propozim buxheti i komunës së Rahovecit për vitin 2025 i dorëzohet zyrtarisht Kuvendit

Drejtori për Buxhet dhe Financa në komunën e Rahovecit, z. Afrim Limani, sot, zyrtarisht, sipas afatit ligjor, dorëzoi propozim – buxhetin për vitin 2025, te kryesuesi i Kuvendit, z. Arbër Zenuni. Pas përfundimit të dëgjimeve buxhetore me qytetarë, biznese, shoqërinë civile, fermerë, u dorëzua edhe dokumenti i propozim – buxhetit 2025-2027, që në seancën e radhës pritet të miratohet nga anëtarët e Kuvendit. Në buxhetin për vitin 2025, janë përfshirë një numër i konsiderueshëm i projekteve të rëndësishme për Komunën e Rahovecit, kërkesa dhe propozime të bëra nga qytetarët gjatë dëgjimeve buxhetore, që janë mbajtur në qytet dhe në disa vendbanime. Buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2025, duke i përfshirë të gjitha kategoritë ekonomike në total është 20,982,796.00€.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …