Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, njoftoi fillimin e përgatitjeve për gërmime në Kozhle të Serbisë në kërkim të personave të zhdukur gjatë luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi fillimin e përgatitjeve për gërmime në Kozhle të Serbisë në kërkim të personave të zhdukur gjatë luftës. Komentet e kreut të ekzekutivit erdhën gjatë një debate të kushtuar personave të zhdukur gjatë konfliktit të viteve 1998-1999 në Kosovë. Duke folur për përgatitjet për gërmim në Kozhle, Kurti tha se shpreson se kjo ”nuk është një përpjekje e re nga shteti serb për shmangie nga axhenda e gërmimeve në zonat e tjera të shënjuara nëpër Serbi”. “Nuk ka kufomë, nuk ka krim, ishte strategjia e Serbisë për fshehjen e krimeve të kryera mbi shqiptarët në Kosovë. Kjo strategji vazhdon të zbatohet edhe sot nga trashëgimtarët politikë të ish-liderit serb, Sllobodan Milloshevicit në Beograd”, tha Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …