Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti kritikon nervozizmin e faktorëve politikë, në Maqedoni, pas vizitës së shefit të CIA-s në Ballkan

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shpërndarë një postim në të cilin kritikon ashpër reagimet e faktorëve politikë në vend pas vizitës së shefit të CIA-s në Ballkan. Ahmeti vlerëson se nervozizmi i këtyre faktorëve është evident gjatë tri ditëve pas vizitës së zyrtarit të lartë amerikan. Ai thekson se shefi i CIA-s nuk ka takuar asnjë përfaqësues të tyre, duke lënë të kuptohet se ata nuk janë një faktor i rëndësishëm politik në vend. Ai akuzon këta faktorë për shpërndarjen e deklaratave qesharake dhe konspirative, me qëllim që të krijojnë një opinion të rremë mbi proceset në shtet dhe në rajon. “E vërteta është se e kanë kuptuar se sa të rëndësishëm janë dhe se Mickovski po i shfrytëzon si material harxhues!” shkruan Ahmeti, duke sugjeruar se disa liderë politikë po përpiqen të minimizojnë ndikimin e tyre real dhe po e përdorin situatën për qëllime personale dhe politike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …