Sot është afati i fundit për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare të Kosovës, që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Deri tani, janë regjistruar tri koalicione parazgjedhore, sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi. Koalicionet e regjistruara përfshijnë: AAK – Nisma Socialdemokrate, që përfshin Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30. Pastaj PDU – Balli Kombit, një koalicion mes Partisë Demokratike të Unitetit dhe Iniciativës Balli. Lista ‘Guxo’, e udhëhequr nga Donika Gërvalla dhe Faton Peci, ka mbledhur anëtarët e saj për të diskutuar mundësinë e bashkimit me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet e 9 shkurtit. Në zgjedhjet e vitit 2021, Guxo dhe Alternativa garuan në listë të përbashkët me Vetëvendosjen, por mbetet të shihet nëse do të vazhdojnë këtë partneritet edhe në këto zgjedhje.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …