Kosumi godet partinë BDI-n, duke sulmuar gjithashtu Ali Ahmetin. Ai e quan BDI-në, si trashëgimtare të LPK-së, si dhe sulmon LPK-në për ideologjinë e saj.
Njëkohësisht, ai mbivlerëson veten dhe partinë e vet, BESA, duke pretenduar se është një parti me intelektualë modernë dhe pa ideologji. Na bën të mendojmë se çfarë vizioni dhe çfarë të ardhmeje po i ofron dhe premton shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. A mos vallë kjo parti është me logjikën dhe përcaktueshmërinë kozmopolitike apo ndonjë degë e VMRO-së së Mickovskit?
Si mund të shpjegohet një parti pa ideologji, pa logjikë, pa vizion dhe pa themele e taban kombëtar? A e kupton ky ç’do të thotë ideologji, idhull, synim, aspiratë, vizion, strategji dhe qëllim? Si duket, pa e kuptuar fare, ky sqaron se vjen nga rrënjët jugosllave.
Vërtet është e pakuptimtë nga ky Kasemi dhe e palogjikshme që një lëvizje kombëtare, krejtësisht e krijuar, formuar dhe organizuar për interesin e përgjithshëm atdhetar, të sulmohet! Të mohohet lufta dhe gjaku i derdhur për liri! Kjo veprimtari me rreziqe e sakrifica në çdo kohë dhe situatë, të nënçmohet, është nihilizëm!
Njerëzit më të mirë kombëtarë, patriotë e atdhetarë, e vunë veten në shërbim të atdheut e të popullit për një të ardhme më të mirë, për çlirim nga okupatorët dhe liri e barazi për të gjithë! Çdo kritikë është e pavend kundër atyre që udhëhoqën në veprimtarinë kombëtare, veprimtarët që në të gjitha organizatat e fshehta për armiqtë, me veprimtarinë e tyre sollën deri te lufta dhe e bënë luftën, u vranë e u përgjakën me pushtuesin për ta sjellë lirinë e popullit tonë, pa ia marrë lirinë të tjerëve!
Për të gjithë pa dallim, e them kushdo qofshin ata, individë apo klane, grupime partiake, do t’i mbulojë turpi dhe do të hidhen në mbeturina nga populli ynë! Një popull mund ta mashtrosh për një moment, por jo për gjithmonë!
Të hedhësh baltë mbi Ali Ahmetin, njeriun që ju priu proceseve dhe krijoi realitete të reja në tokat tona për popullin tonë, me organizim dhe udhëheqje në luftë për liri, me një strategji brilante! Komandanti Ali Ahmeti me sukses drejtoi luftën dhe e fitoi në Maqedoninë e Veriut, i detyroi të ulen në bisedime armiqtë në Marrëveshjen e Ohrit!
Aliun e gjen gjithkund në udhëheqje dhe në nivelet më të larta të proceseve kombëtare në tërë shqiptarinë! Kosumi matet me hijen e mëngjesit dhe mendon se është dikush me peshë, duke e suportuar Mickovskin! Por me Ali Ahmetin nuk duhet as të pretendojë, sepse pesha kombëtare, vlera, sakrifica dhe vetmohimi i Alisë nuk mund të krahasohet me askënd dhe nga askush!
Ali Ahmeti ka vlerë, ka nder, ka lavdi, sepse bëri politikë kombëtare e jo pushtetare, luftoi për liri, nuk garoi për pozitë! Kosumi mund të fitojë dhe të humbasë pushtet, por nder dhe lavdi nuk ka politika pushtetare!
Sa i përket LPK-së, kishte ideale, ideologji, strategji dhe luftoi për çlirim, me sojin e pararendësve të njerëzve rreth e rrotull Kasemit, si dhe të gjithë pararendësve pro-jugosllav të tyre! Mos t’ju mashtrojë mendja se ju mund të ringjalleni, ju neo-titoistët, ju jeni të mundur dhe historia ju ka hedhur në koshin e plehrave! As jugosllavët, as rusët e osmanët me qallma nuk mund t’ju ringjallin!
Mos harroni, Ali Ahmeti është vlerë kombëtare dhe e do gjithë shqiptaria, si dhe vend meritor i ka bërë historia!
Kontrolloni gjithashtu
BDI; Përgënjeshtrim i deklaratave të Albin Kurtit mbi Gjuhën Shqipe, që inkurajojnë Gjykatën Kushtetuese
Deklaratat e fundit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me statusin e gjuhës shqipe …