Në Kuvendin e Komunës së Ferizajt diskutohen raportet e ndërmarrjeve  publike për vitin 2023

Këtë të premte është mbajtur mbledhja e tetë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizajt e kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit Xhavit Zariqi, ndërsa kanë marrë pjesë anëtarë të kuvendit, por edhe drejtorë e drejtorive komunale. Në fillim të kësaj mbledhje nga rendi i ditës është hequr propozim-vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale 721-0 Z.K Nekodim me sipërfaqe 1426 metra katrorë pronë private. Në këtë mbledhje dritën jeshile për të dal në konsultim me publikun  e mori të Projekt- Plani Lokal i  Veprimit për Barazi Gjinore 2024-2026. Pika që më së shumti u diskutua në këtë mbledhje ishte raporti i ndërmarrjeve publike KRM “Pastërtia”, “Ambienti” si dhe “Stacioni i Autobusëve” në Ferizaj. Për këto raporte, pati mendime të ndryshme. Pozita lavdëroi punën e tyre, ndërsa opozita i ka kritikuar këto raporte të këtyre ndërmarrjeve. Ndërkaq drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka bërë propozim-vendimin për marrjen e të drejtës së shfrytëzimit të pronës, propozim – vendimin  për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pjesës së ngastrës  kadastrale me nr.489-9 Z.K. Ferizaj dhe objektit përcjellës N.P.L Stacioni i Autobusëve SH.A, propozim – vendimin për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të ngastrës kadastrale 2094-0 dhe 2447-0 Z.K.Ferizaj. Drejtori Murseli, ka vazhduar tutje edhe me propozim – vendimi  për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale; 631-2 Z.K. Talinovc i Jerlive, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 690-5 Z.K. Talinovc i Jerlive, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimi për këmbimin e pjesëve të ngastrave kadastrale; 784-0, 785-0 Z.K.Manastirc, prona private, me pjesët e ngastrave kadastrale 138-0, 130-0 Z.K.Manastirc, prona të Komunës së Ferizajt. U diskutua edhe propozim – vendimi për këmbimin e pjesës të ngastrës kadastrale; 3621-14 Z.K. Jezerc, pronë private, me pjesën e ngastrës kadastrale 3485-4, Z.K. Jezerc, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendim për këmbimin e pjesëve të ngastrave kadastrale; 3286-0 Z.K. Ferizaj, pronë private, me pjesën e ngastrës kadastrale 489-16 Z.K. Ferizaj, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimi për këmbimin e pjesës të ngastrës kadastrale; 963-1 Z.K. Talinovc i Muhaxherëve, pronë private, me pjesën e ngastrës kadastrale 7-0, Z.K. Muhovc, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimi për këmbimin e pjesës të ngastrës kadastrale; 532-5 Z.K. Talinovc i Jerlive, pronë private, me pjesën e ngastrës kadastrale 690-5, Z.K. Talinovc i Jerlive, pronë e Komunës së Ferizajt si dhe propozim – vendim për këmbimin e pjesëve të ngastrave kadastrale; 667-1 dhe 667-2 Z.K. Talinovc i Muhaxherëve, pronë private, me pjesën e ngastrës kadastrale 286-0 Z.K. Talinovc i Muhaxherëve, pronë e Komunës së Ferizajt. Në këtë mbledhje për diskutim ishte edhe  propozim-vendimin për dhënien afatshkurtër të objekteve institucioneve parashkollore-çerdheve. Por, kjo pikë e rendit të ditës nuk mori votat e mjaftueshme për shkak se shumica e anëtarëve të KK-së kanë lëshuar sallën. Mbledhja e kuvendit të komunës ka vazhduar me një informatë të detajuar të drejtorit të Arsimit Afrim Llabjani për fillimin e vitit të ri shkollor, si dhe me propozim ndryshimin e vendimit 01 Nr. 56 të datës 20.06.2024 për hartimin e  Planit Zhvillimor Komunal 2025-2033.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …