leoni

Komuna e Rahovecit dhe INPO forcojnë bashkëpunimin për transparencë në prokurim publik

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi dhe përfaqësuesit e organizatës “Iniciativa për Progres” (INPO) mbajtën takim për të bashkëpunuar në implementimin e projektit “Tenderimi Transparent për Menaxhimin Kualitativ të Projekteve,” i cili mbështetet nga programi i USAID-it për integritetin e komunave të Kosovës. Ky projekt synon të përmirësojë më tej praktikat e prokurimit publik në komunë, duke garantuar që specifikimet teknike të zhvillohen me standardet më të larta profesionale dhe që aktivitetet e prokurimit të iniciohen bazuar në projekte të plota dhe të detajuara. Kjo qasje do të rrisë transparencën dhe efektivitetin në menaxhimin e projekteve të komunës. Në përfundim të takimit, u pajtuan të ndërtojnë një partneritet të qëndrueshëm, duke harmonizuar objektivat dhe aktivitetet për realizimin e suksesshëm të projektit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …