leoni

Kryetari Latifi takoi tri studentet përfituese të bursës komunale

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka takuar tri nga 196 studentët përfitues të bursës komunale. Kryetari Latifi ka diskutuar me tri vajza të reja dhe ambicioze, të cilat po ndjekin studimet e tyre në universitete të ndryshme në Kosovë. Beslinda Himaj, njëra nga përfitueset e bursës, është studente në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, në drejtimin Agrobiznes, në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Edonita Zeka, gjithashtu përfituese e bursës, studente në Fakultetin e Ekonomisë, në drejtimin e Kontabilitetit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Genta Morina është studente në Fakultetin e Mjekësisë, në drejtimin Shëndet Publik, në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. Në bisedën e zhvilluar kryetari Latifi, theksoi rëndësinë e mbështetjes së studentëve dhe të investimit në arsim, si dhe përkushtimin e Komunës së Rahovecit për të vazhduar këtë mbështetje. i uroi studenteve suksese të mëtejshme dhe i inkurajova që të vazhdojnë të përkushtohen në studimet e tyre.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyt

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari i siguruan Kosovës, medaljen e bronztë në BVA Kampionatin …