Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur me ceremoni të lartë ushtarake ministrin e ri të Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, i cili ka qenë i shoqëruar nga delegacioni i tij. Pas takimit të dy ministrave, gjithashtu është zhvilluar edhe takimi dypalësh në mes të delegacioneve, ku është diskutuar për bashkëpunimin e ngushtë e vëllazëror, si dhe zgjerimin e tij, sidomos në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Në konferencën për media, organizuar me rastin e kësaj vizite, ministri Maqedonci ka falënderuar homologun e tij për nderin dhe respektin e treguar me rastin e zhvillimit të vizitës së parë jashtë vendit në Republikën e Kosovës. “Me Republikën e Shqipërisë dhe me ushtrinë shqiptare bashkëpunojmë në vazhdimësi, për tu përballur me çdo sfidë, rrezik dhe kërcënim, që synon të kërcënojë trashëgiminë, vlerat dhe sigurinë tonë të përbashkët. Ndërsa ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka falënderuar ministrin Maqedonci për pritjen e ngrohtë e vëllazërore.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …