Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë koalicion parazgjedhor me partitë Guxo dhe Alternativa. Megjithëse nga partia në pushtet nuk kanë pranuar të përgjigjen, anëtari i kryesisë së partisë Guxo, Haxhi Avdyli, ka konfirmuar se kanë arritur dakordimin për koalicion parazgjedhor dhe se orët në vijim do të zyrtarizohet. Megjithatë, një koalicion i tillë parazgjedhor nga analistë politik po konsiderohet jo shumë i dobishëm, pasi siç konsiderojnë po bëhet vetëm për t’i shpëtuar nga mos kalimi i pragut zgjedhor partitë politike Guxo dhe Alternativa. Dy partitë e mëdha opozitare, PDK dhe LDK nuk kanë pranuar të flasin për mundësitë e arritjes së ndonjë koalicioni, ndërkaq, AAK-ja ka paraqitur në KQZ koalicionin me Nismëm Socialdemokrate, Listën Konservatore dhe Forumin e intelektual E-30.
