PSD

PSD i bashkohet thirrjes për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

Partia Socialdemokrate ka mbështetur thirrjen e profesorëve të Universitetit të Prishtinës për mbrojtjen e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar në rrjetet sociale se vendimi që kufizon mbështetjen financiare për mbrojtjen e këtyre individëve duhet të ndryshohet. Molliqaj ka theksuar se ky vendim administrativ mund të ndryshohet vetëm me vullnet politik, pa pasur nevojë për shumicë të dyfishtë ose shumicë të theksuar në Kuvend. Ai ka ofruar ndihmën e PSD-së, në ndryshimin e këtij vendimi, duke thënë se “vetëm nënshkrimi është i nevojshëm” për të realizuar këtë ndryshim. PSD e mbështetë dhe i bashkohet thirrjes së profesorëve të UP-së për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë. Vendimi administrativ që kufizon mbështetjen financiare duhet ndryshuar.  Shumë individë që janë të lidhur me përpjekjet për liri duhet të shqetësohen për zhvillimet e procesit kundër krerëve të UÇK-së në Hagë, ka përfunduar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Nuk do të ketë koalicion me Vetëvendosjen, pasi qëllimi ynë është të largojmë Albin Kurtin prej pushtetit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion të …