Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka bërë publike një pjesë të dokumentacionit që duhej dorëzuar në KQZ, për të regjistruar koalicionet parazgjedhore. Ky reagim vjen pas komunikatës së përbashkët nga Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa, të cilat njoftuan se nuk kishin arritur të procedonin koalicionin e tyre në KQZ brenda afatit të përcaktuar. Partitë kanë pasur në dispozicion 15 ditë për të plotësuar dhe dorëzuar këtë dokument të thjeshtë në KQZ. Për plotësimin e kësaj flete kanë qenë në dispozicion 15 ditë. Pra, thjesht emrin e partisë, emrin e koalicionit, nënshkrimin e kryetarit dhe datën. Subjektet politike, duke përfshirë partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur, do t’i nënshtrohen procedurës së certifikimit nga data 1 shtator deri më 11 dhjetor.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …