Nga java e ardhshme, nxënësit në Kosovë do të kthehen në shkollat e tyre për të nisur vitin e ri shkollor, por këtë herë pa veprime sindikale nga SBAShK. Kjo u konfirmua nga kryetari Rrahman Jashari, i cili theksoi se edhe pse nuk do të ketë greva në fillim të vitit, sfida kryesore do të mbetet çështja e teksteve shkollore. Jashari shprehu shqetësimin për vendimin e MASHTI-it, për subvencionimin e teksteve shkollore, të cilin e cilësoi si të gabuar. Ai kujtoi se vitin e kaluar nxënësit nuk kishin tekste shkollore gjatë gjithë muajit shtator, duke krijuar vështirësi për mësimdhënësit dhe procesin arsimor. Viti i kaluar na tregoi se vendimi i MASHTI-it ishte i gabuar, ngase i tërë shtatori na shkoj e nxënësit nuk kishin tekste dhe mësimdhënësit ishin të sfiduar si të veprojnë, deklaroi Jashari. SBAShK-u do të vazhdojë të përpiqet për zgjidhjen e kërkesave përmes dialogut me qeverinë. Megjithatë, ai paralajmëroi se nëse qeveria vazhdon të injorojë kërkesat e sindikatës dhe të marrë vendime pa konsultime, atëherë SBAShK-u do të respektojë vullnetin e anëtarësisë për të organizuar protesta dhe greva.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …