Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësim pas aksionit të fundit të policisë në veri të vendit, që rezultoi me mbylljen e pesë komunave ilegale që vepronin në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Rohde ka theksuar se njoftimi për këtë operacion nuk duhet të interpretohet si një konsultim me aleatët. Ai ka shprehur shqetësim të ngjashëm me atë të Ambasadës amerikane për veprimet e pakoordinuara dhe ka bërë thirrje për ndryshime në këtë drejtim. Gjermania i bashkohet Ambasadës amerikane në shprehjen e shqetësimeve dhe zhgënjimit për veprimet e pakoordinuara. Kjo duhet të ndryshojë. Ne duam të heqim masat dhe të ecim përpara në lidhje me integrimin rajonal dhe evropian të Kosovës. Nuk ka më kriza të panevojshme, ka shkruar Rohde në një reagim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …