Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë e tij, duke deklaruar se ata kanë çuar vendin në një situatë të izolimit ndërkombëtar dhe pa asnjë aleat në rajon. Kjo gjendje është rezultat i mungesës së një politike të jashtme efektive dhe një qeverie të paditur në marrëdhëniet ndërkombëtare. Hoxhaj argumentoi se izolimi i Kosovës nuk është vetëm pasojë e një qeverie pasive, por edhe e politikave të caktuara nga Berlini dhe Parisi, të cilat, sipas tij, po përkëdhelin Serbinë për interesa afatshkurtra gjeopolitike dhe ekonomike. Ai shtoi se kjo qasje rrezikon rendin e krijuar në Ballkan pas përfundimit të luftërave në ish-Jugosllavi. “Izolimi, pos që është pasojë e një qeveri pasive dhe e paditur të Kosovës në marrëdhënie ndërkombëtare, atij i është shtuar edhe politika e ledhatimit të Serbisë nga Berlini dhe Parisi, ku për interesa afatshkurtra gjeopolitike dhe ekonomike, është duke u rrezikuar rendi i krijuar në Ballkan me përfundimin e luftërave në Jugosllavi,” shkroi Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …