leoni

Hykmete Bajrami: Qeveria-Kurti e varfëron popullin pastaj tallet me qytetarët

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj veprimit të ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili sot ka paraqitur shumën e rritjes së pagave prej 6.8 euro për të gjithë të punësuarit, duke e cilësuar këtë si një tallje me qytetarët. Ky veprim i ministrit Murati tregon një mos respekt ndaj popullit, duke e krahasuar rritjen e pagave me koston e rritur të jetesës. Ajo vuri në dukje se në vitin 2021 një bukë kushtonte 30 cent, ndërsa sot ajo kushton 60 cent, duke theksuar se kjo rritje e çmimeve ka ndikuar rëndë në xhepat e qytetarëve. Ministri i financave qenka tallë prapë me qytetarë, po thotë se 6.8 euro për ju në muaj bëjnë 2.3 milionë në muaj për shtetin. POR, në vitin 2021 një bukë ka kushtuar 30 CENT, sot një bukë kushton 60 CENT,” shkroi Bajrami, duke ngritur shqetësimin për rritjen e kostos së jetesës dhe ndikimin e saj në mirëqenien e familjeve kosovare. Ajo kërkoi nga ministri Murati të japë llogari për sa para kanë humbur qytetarët për shkak të rritjes së çmimeve dhe sa ka përfituar shteti nga inflacioni.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Hoti: Gjatë mandatit tim punuam me aleatët që Kosova të shihej si sfidë integrimi, jo sigurie

Oda Ekonomike Amerikane shënoi katërvjetorin e marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ish-kryeministri …