Ganimete Musliu viziton shoqatën e viktimave Civile dhe të zhdukurve në Kosovë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka vizituar Shoqatën e Lidhjes dhe Invalidëve të Viktimave Civile dhe të Zhdukurve në Kosovë, ku ka shprehur shqetësimin e saj për mungesën e përkrahjes që këto kategori po marrin nga Qeveria e Kosovës. Pavarësisht kalimit të 25 viteve që nga çlirimi, këto kategori ende nuk po marrin mbështetjen e nevojshme nga shteti. Ajo vuri në dukje se kërkesat e tyre janë të drejta dhe modeste, duke theksuar rëndësinë e përmbushjes së tyre. Impresionuese ishte mirëkuptimi dhe qasja e tyre pozitive dhe dashamirëse. Uroj që në takimet e radhës të kemi rezultate konkrete,” ka shkruar Musliu në profilin e saj. Musliu ka shprehur shpresën që në takimet e ardhshme do të arrihen rezultate konkrete, duke u angazhuar për të mbështetur këtë kategori të rëndësishme të shoqërisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …